Qeveria miraton marrëveshjen 15 milionë euroshe për shpërndarjen e vaksinave Anti-COVID në Kosovë

11:13 | 11 Gusht 2021

Miratohet marrëveshja 15 milionë euroshe për shpërndarjen e vaksinave Anti-COVID në Kosovë.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-COVID.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh. Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale”, ka thënë Murati.

Ai tutje i ftoi ministrat të përkrahin edhe këtë marrëveshje.

Komento: