Kuvendi për gjashtë muaj shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura

09:03 | 12 Gusht 2021

Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura.

Buxhetit të shtetit i ka kushtuar 11 mijë e 221 euro pagesa për karburant të veturave që shfrytëzohen nga Kuvendi i Kosovës.

Në raportin që ka publikuar KosovaPress për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të legjislativit, shihet se edhe mirëmbajtja e veturave ka pasur një kosto prej 8 mijë e 263 euro.

Kuvendi i Kosovës sot përfundon sesionin pranveror, ndërsa në fillimin e muajt shtator, deputetët pritet t’i rikthehen jetës parlamentare.

Komento: