
Vdes zyrtari policor në Gjilan.
Policia në Gjilan ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur zyrtari policor Arif Sylejmani.
I ndjeri është i lindur më 14.10.1956 dhe sipas policisë, i takonte gjeneratës së X-të të Policisë së Kosovës.
Oficer Arifi karrirën në Policinë e Kosovës e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ndërsa më vonë punojë në Njësinë Rajonale të Komunikacionit rrugor po në Gjilan.
“Puna, virtytet dhe sjelljet njerzore te Oficer Arifit do te jene shembelltyr per neve te gjithe koleget qe e njohem dhe punum me te. Policia e Kosoves sot ka mbete pa njerin nga puntoret ma te dalluar por Oficer Arifi do te kujtohet gjate per kontributin dhe punen e palodheshme dhe te ndershme qe ja ofroi sherbimit gjate gjithe jets se tij”, thuhet nga policia.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
