Situata me koronavirus bëhet alarmante: 2 të vdekur dhe 1009 raste me koronavirus

14:41 | 12 Gusht 2021

Numër rekord i rasteve me Covid, mbi 1 mijë të infektuar brenda ditës.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus.

Komento: