El Clasico ‘ndezet’ nga Ramos, nuk do ta besoni ҫfarë ka bërë

18:57 | 27 Shkurt 2019

Ramos ka ‘ndezur’ El Clasicon me postimin e fundit në rrjetin social Instagram.

Sergio Ramos dhe gjithë skuadra e Real Madridit duken gati për ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

‘Los Blancos’ me fillim nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’ presin Barcelonën, për të zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ ka përfunduar barazim 1:1.

Real Madrid do të tentojë të shfrytëzojë rezultatin e ndeshjes së parë, për të kaluar në finale.

Këtë ndeshje për ta bërë edhe më interesante është përkujdesur edhe Sergio Ramos, që ka postuar një fotografi me një mesazh në Instagram.
“Për një natë magjike”, ka shkruar Ramos.

Komento: