
Policia e Kosovës dje ka arrestuar disa persona.
Dje, rreth orës 11:00, në Prishtinë janë arrestuar dy persona në Prishtinë, tek rruga “Lidhja e Lezhës” dhe një tjetër në Fushë Kosovë tek rruga “Shefki Kuleta”.
Të arrestuari janë dy meshkuj kosovar dhe një femër, shtetase e Shqipërisë nën dyshimin për mundësim apo detyrim prostitucioni.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.