Lajm shumë i keq për Juventusin, Ronaldo ‘alarmon’ skuadrën

19:37 | 27 Shkurt 2019

Juventusi duket se ka marr një lajm të keq nga Cristiano Ronaldo.

‘Bianconerët’ të dielën në Serie A takohen me Napolin, ku do të kërkojnë fitoren për t’i dhënë ‘goditjen’ e fundit garës për titull në Itali.

Por, për këtë ndeshje, Juventus mund të mos llogarisë në shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili ka pësuar një lëndim në përballjen e fundit kundër Bolognas.

34 vjeçari ka probleme me kyçin e këmbës, gjë e cila mund t’i pamundësojë paraqitjen në derbin e javës në Serie A.

Juventus në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Ronaldo sot ose nesër (e enjte) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për një problem në kyçin e këmbës.

Ndeshja mes Napolit dhe Juventusit luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:30.

Komento: