Nuk mundet më, Alberie Hadërgjonaj shpërthen në lot

11:20 | 15 Gusht 2021

Albërije Hadërgjonaj e përlotur, “Kosovarët lënë paret e fundit në Shqipëri, pse ta promovojmë gjuhën serbe”.

Përkundër polemikave e reagimeve të shumta, ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet me të ftuar këngëtarin me identitet serb, Goran Bregoviq.

Për shkak të këtij të fundit të gjithë artistët nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e tyre, pasi thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj në emisionin “21Gradë” ka thënë se Shqipëria nuk ka nevojë ta promovojë muzikën serbe, për hirë të gjithë kosovarëve.

Komento: