Klinika e Pediatrisë kërkon me urgjencë staf shtesë

12:14 | 15 Gusht 2021

Klinika e Pediatrisë kërkon urgjentisht staf shtesë.

Klinika e Pediatrisë është duke kërkuar që urgjentisht të rritet stafi mjekësor. Zëvendësdrejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Rufadije Maçastena- Maxhuni, ka deklaruar se është vështirë që një motër të përcjell 20 deri në 30 fëmijë të shtrirë në këtë klinikë.

Ajo ka thënë se urgjentisht duhet të rritet stafi i mesëm i infermierëve.

“Kapaciteti i klinikës është ai kapacitet hapësinor i cili ka qenë dhe më parë, mirëpo punën mjaft keq i kemi me personelin e mesëm, kemi shumë probleme për shkak se janë edhe pushimet që tashmë disa herë janë ndërprerë për shkaqe të pandemisë, dhe janë grumbulluar qysh në vitin 2019 kanë mbetur shumë pushime pa i shfrytëzuar të vitit 2020 e të mos flas që kemi hyrë në pushimet e vitit 2021, po e kanë të pamundur që mos me marrë një pushim. Urgjentisht duhet të rritet stafi i mesëm i infermierëve, ne po ja dalim disi, sepse po angazhojmë nga repartet e tjera, por duhet me pa kapacitetin se nuk mundet një motër t’i përcjell 20 deri 30 fëmijë”, tha Maçastena-Maxhuni për RTK.

Komento: