
MSH: Puna e profesionistëve shëndetësor lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar.
Ditëve të fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm.
Thirrje për vaksinim ka bërë Ministria e Shëndetësisë drejt qytetarëve të cilët po hezitojnë të vaksinohen, shkruan lajmi.net.
Ata përmes një video i ftojnë qytetarët të vaksinohen dhe mos të rrezikojnë jetën e të tjerëve, sidomos të stafit mjekësor, të cilët kanë qenë dhe janë në vijën e parë të frontin për të luftuar pandeminë.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Profesionistët shëndetësor ishin dhe janë ende në vijën e parë të frontit duke luftuar pandeminë.
Puna e tyre lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar.
Cakto terminin, vaksinohu!”