Ish ministri Zemaj: Qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksioni

15:03 | 17 Gusht 2021

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj e ka quajtur të tmerrshme menaxhimin e qeverisë së Kurtit.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksioni.

“Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre.

“Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet!”, ka shkruar ai.

Komento: