VV zyrtarizon Enver Bajçincan kandiat për kryetar të Fushë Kosovës

23:48 | 17 Gusht 2021

Bajqinca kandidat i VV-së për kryetar të Fushë-Kosovës.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë ka njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës është Enver Bajçinca.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Bajçinca është doktor i shkencave ekonomike, profesor universiteti dhe ekspert i angazhuar tek Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

LVV në Fushë-Kosovë ka bërë të ditur se tashmë e ka hartuar edhe listën e kandidatëve për asamble komunale.

Komento: