Në Kosovë, mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

08:35 | 18 Gusht 2021

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 10.183.

Të martën është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë të fundit 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Deri tani të shëruar nga koronavirus janë 106.278 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,291 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 600 mijë doza të vaksinës.

Komento: