Zhduket një burr në Ferizaj

10:17 | 18 Gusht 2021

Djali nga Ferizaj lajmëron Policinë se i është zhdukur babai.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

Rastin në polici e ka lajmëruar djali i viktimës.

Ai i tha policisë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Ferizaj 14.08.2021-17:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindi i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: