
Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Ekrem Hysenin, kandidat për komunën e Podujevës.
LDK me anë të një njoftimi për medie thotë se rajoni i Llapit ka qenë bastion i fuqishëm i tyre, prandaj besojnë në fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.
Njoftimi i plotë:
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë. Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë. Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së.
Në takimin me strukturat u diskutua edhe për organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin.