Mbi 20 mijë qytetarë u vaksinuan kundër Covid19, brenda 24 orëve

15:07 | 18 Gusht 2021

20 mijë e 358 qytetarë u vaksinuan kundër Covid19, brenda 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: