Shakaja me Kuvendin: Vetëm 24 deputetë së sallë, dështon seacna

10:46 | 28 Shkurt 2019

Dështon nisja e seancës, të pranishëm vetëm 24 deputetë.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 15 minutëshe për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 24 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se me këtë numër të deputetëve nuk mund të hidhen në votim pikat e rendit të ditës.

Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë 47 pika, të mbetura nga seancat e kaluara.

Komento: