Ambasada amerikane: Vaksinimi nuk e bën magnetik trupin e njeriut

20:04 | 19 Gusht 2021

Ambasada amerikane në Kosovë e ka vazhduar njoftimin për qytetarët lidhur me vërtetësinë e vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se marrja e vaksinës nuk e bën trupin tonë magnetik.

Marrja e vaksinës COVID-19 nuk të bën magnetik, përfshirë edhe anën e vaksinimit ku zakonisht është krahu. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë fushë elektromagenike në vendin e injektimit. Të gjitha vaksinat COVID-19 janë të lira nga metalet”, thuhet në njoftim.

Komento: