U pa në shoqërinë e Norës duke u larguar nga Kosova, vjen reagimi i parë nga Roberti

22:04 | 19 Gusht 2021

Robert Berisha ‘lajmërohet’ pasi u fotografua me Nora Istrefin në aeroport

Ditën e sotme Nora Istrefi dhe Robert Berisha, së bashku me vajzën e tyre Renee janë fotografuar në aeroportin “Adem Jarashi” në Prishtinë.

Ndonëse gjatë ditës dyshja nuk reaguan, është Roberti ai i cili është bërë i gjallë, ku në Instagram ka publikuar disa fotografi nga pushimet, ndërsa shfaqet vajza e tij, Renee.

Këto ditë është përfolur që Nora dhe Roberti janë bashkuar, mirëpo ata vet nuk kanë deklaruar asgjë nëse janë bashkë apo thjesht çdo gjë e bëjnë për vogëlushen e tyre.

Kujtojmë se lajmin për ndarjen e dha Robert Berisha, ku këngëtari u shpreh që pavarësisht se nuk janë bashkë, kjo nuk do të thotë se do t’ja kthente shpinën, pasi ajo gjithmonë do mbetet nëna e Reneesë.

Komento: