Refugjatët afganë do të strehohen në Qendrën e Studentëve

22:50 | 20 Gusht 2021

Nisin përgatitjet tek konviktet në Qendrën e Studentëve për t’i pritur afganët.

Konviktet në Qendrën Studentore po bëhen gati për refugjatët afganë.

Burime të Klan Kosovës konfirmojnë se kanë nisur përgatitjet e konvikteve në të cilat do të vendosen të ardhurit nga Afganistani.

Deri tash, ende nuk është bërë zyrtarisht e ditur se kur do të vijnë në Kosovë, e as sa do të jenë në numër, teksa për vendqëndrimin e tyre janë përmendur disa lokacione.

Në anën tjetër shpenzimet për periudhën e qëndrimit të tyre në Kosovë do t’i paguajë SHBA.

Komento: