Kaq gjoba shqiptoi policia e Kosovës për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

09:48 | 21 Gusht 2021

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendime të reja në lidhje me situatën me koronavirusin.

Policia po vazhdon me dënimin e qytetarëve që nuk po e respektojnë ligjin për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Sipas statistikave të përgjithshme, në 24 orët e fundit janë dënuar 664 qytetarë për mosrespektimin e këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1396 tiketa trafiku.

Gjithashtu, janë arrestuar 18 persona si dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

Komento: