Ahmeti: Delegacioni nuk kërkoi suspendimin e taksës

14:26 | 28 Shkurt 2019

Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmeve se delegacioni po kërkon suspendimin e taksës.

Kryesuesi i Ekipin negociator ka thënë se ky delegacion nuk është deklaruar për suspendim të taksës. Sipas tij ka qëndrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai nuk është deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera.

Ky është postimi i plotë:

Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj.

Komento: