Mbi katër hektarë fusha e male bëhen shkrumb e hi në Podujevë

11:46 | 22 Gusht 2021

Digjen 4 hektar fushë e mal në Podujevë.

Rreth 4 hektar fusha dhe male janë përfshirë nga zjarri dje në fshatin Llaushë të Podujevës.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

“Fsh. Llaushë, Podujevë 21.08.2021 – 10:48. Është raportuar se rreth 4 hektar fusha dhe male janë përfshirë nga zjarri. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: