
Qytetarët në Kalabri ankohen se s’ka teste për Covid.
Tashmë në shumicën e qendra të mjekësisë familjare po kryhen teste për të kuptuar nëse një person është i prekur me Covid-19 apo jo.
Mirëpo ka edhe raste kur qytetarët nuk po arrijnë të marrin këtë shërbim nëpër këto qendra.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri.
Qytetarët tregojnë për IndeksOnline se aty nuk kishte teste dhe si pasojë janë detyruar të shkojnë nëpër klinika private për të kryer këtë shërbim.
Më poshtë ju sjellim pamje:
