ALARMANTE: Dhjetëra të vdekur brenda 24 orësh në Kosovë nga COVID-19

14:56 | 22 Gusht 2021

11 të vdekur dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, 1 mijë e 682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

Komento: