Një 20 vjeçare dërgohet pa shenja jetë në Qendrën Emergjente në Ferizaj

17:22 | 22 Gusht 2021

Një person ka humbur jetën sot në Ferizaj.

Një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”.

“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.

Veseli me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera lidhur me rastin.

Komento: