
Mbrëmë është arrestuar nga policia i dyshuari kryesor për rastin në Ferizaj.
Një vajzë 18 vjeçare u soll e vdekur në emergjencën e Ferizajt nga dy persona, të cilët ikën menjëherë.
Njëri nga personat e dyshuar është Dardan Krivaqa, raporton Sinjali. Njëri nga dy të dyshuarit ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.
Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara.
Vdekja e 18 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.
