“I kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, zbulohen detaje të errëta të vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaji

09:42 | 23 Gusht 2021

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka zbuluar edhe disa detaje të tjera lidhur me rastin e vrasjes së një vajze 18 vjeçare nga qyteti i Ferizajit gjatë ditës së djeshme.

Aty thuhet se i dyshuari mashkull i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse viktimës femër dhe i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me një mashkull tjetër, ky i fundit i arrestuar e kanë dërguar pa shenja jete viktimën në emergjencën e Ferizajit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje e tjetri gjendet në arrati.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ky është raporti për rastin, i policisë së Kosovës në kuadër të raportit 24 orësh:

VRASJE E RËNDË

Ferizaj 22.08.2021 – 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse viktimës femër kosovare. I njëjti dyshohet se në bashkëveprim me të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar, e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari kryesor gjendet në arrati. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Komento: