Zyrtare: Barcelona nënshkruan me yllin e madh, klauzola 500 milionë euro

17:24 | 28 Shkurt 2019

Klubi italian Juventus përfundimisht ka humbur shpresat për të transferuar yllin e Barcelonës, Jordi Alba.

Klubi katalanas ka lëshuar një deklaratë për të konfirmuar se anësori i majt ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare, me një klauzolë monstruoze prej 500 milionë eurosh.

Ish-mbrojtësi i plotë i Valencia nënshkroi për Barcelonën më 2012 dhe ka vazhduar të bëjë 282 paraqitje për ta, duke shënuar 14 gola gjatë rrugës.

Ai ka patur një kohë shumë të suksesshme në Kampin Nou dhe ka fituar 17 trofe në shtatë stinët që ka qenë atje.

Juventusi kishte shprehur interesim për të më parë, me kontratën e tij të vjetër që do të skadonte në vitin 2020, megjithatë, pavarësisht vlerësimit të interesit nga Bianconerët, ai ndjeu se karriera e tij do të shërbente më mirë duke qëndruar në Barcelonë. /ORAinfo/

Komento: