
Reja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Afrim Muçiqit, Albertina është një ndër nuset më të komentuara të estradës.
Ajo është mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj, shkruan ORAinfo.
Albertina se fundmi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë.
Ata e kanë pagëzuar me emrin Maida.

“Falënderimi i takon vetëm Allahut për çdo fjalë me duket e tepërt të përshkruaj këtë ndjenjë si kjo.
Zoti na bekoi për herë të parë me epitetin prindër, mua dhe bashkëshortin Albion Muqiqin, me një vajzë.
Maida Muqiqi <3
Zoti i gëzoftë të gjithë ashtu si na gëzoi neve”, ka qenë urimi emocionues i Albertinës pasi u bë nënë për herë të parë. /ORAinfo/

