
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares që ndodhi gjatë ditës së djeshme në këtë komunë.
Ai ka thënë se duhet të ketë dënim meritor për kryesit e vrasjes së viktimës në Ferizaj, ndërsa ka përgëzuar organet e sigurisë për punën e tyre.
“Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre. Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë. Familjes e gjithë shoqërisë, ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve”, ka shkruar ndër të tjerash Aliu në Facebook.
Ai ka uruar që kjo vrasje makabre të jetë e fundit si rast në vend.
Postimi i plotë:
As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për kryesit e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.
Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre.
Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë.
Familjes e gjithë shoqërisë, ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve!
Qoftë e fundit kjo vepër makabër.