Don Lush Gjergji tregon si lindi lëvizja për pajtimin e gjaqeve: “Trimni me vllazni nuk ka”

22:15 | 23 Gusht 2021

“Trimni me vllazni nuk ka” – Don Lush Gjergji tregon si lindi lëvizja për pajtimin e gjaqeve.

Prifti katolik Don Lush Gjergj, ka treguar se si ishte ideuar dhe zbatuar projekti për lëvizjen gjithëkombëtare për pajtimin e gjaqeve, gjatë viteve të ’90-a. Në rrëfimin për Pressing, Gjergji ka treguar se e gjithë ideja rridhte nga studentët që vuanin në burgjet serbe.

Ai ka thënë se studentët e kishin hetuar se sa i dëmshëm ishte fenomeni i gjakmarrjes për popullin shqiptar, prandaj e kishin parë të udhës që të ndërmerrnin diçka.

“Pajtimi i gjaqeve ka qenë nevojë e kamotshme, por është aktivizu në vitet e krizës. Ideja ka lindur nga studentët e burgosur në burgjet serbo-sllave. Ata me një intuitë të jashtëzakonshme e kanë parë çfarë që po ndodhte”, ka thënë ai.

Komento: