Pronari i një lokali në Drenas rrëmbhet nga tre persona, kidnapuesit e dërgojnë në pyll dhe e rrahin

10:36 | 24 Gusht 2021

Një burrë në Drenas është rrëmbyer mbrëmë rreth orës 19:30, nga lokali i tij, derisa ishte duke punuar.

I njëjti ka raportuar në polici se tre persona të dyshuar, e kishin rrëmbyer me veturë dhe e kanë dërguar në një pyll. Aty, sipas viktimës është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Siç njofton policia, burri ka arritur të largohet nga të dyshuarit dhe e ka raportuar rastin.

Për shkak të lëndimeve, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “rrëmbim”

Komento: