37 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

14:47 | 24 Gusht 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në raportin ditor njofton se 1016 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 902 pacientë janv të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

SHSKUK njofton se 797 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 37 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 119 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 130 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 126 pacientë

– Spitali i Pejës, 162 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 112 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë

Komento: