
Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1901 raste të reja pozitive.
MSH njofton edhe për 433 të shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë:
24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 21.922. /ORAinfo/