Tuna publikon foton me të bukur me Zenën

23:59 | 24 Gusht 2021

Altuna Sejdiu vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale prej se u bë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja i befasoi të gjithë në muajin maj kur i lindi djali me emrin Zen, meqenëse paraprakisht nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të bukur, përcjell ORAinfo.

Pasi njoftoi se është bërë nënë, Tuna vazhdoi të sjellë imazhe nga periudha e shtatzënisë deri te lindja e foshnjës dhe pas kohë pas kohe ka publikuar fotografi të tij.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet duke e mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, Zenën.

Pranë njëri-tjetrit ata po duken kaq bukur. /ORAinfo/

Komento: