Barcelona-Rakitic, ndodh kjo

19:54 | 28 Shkurt 2019

Rakitic ka thënë se deshiron qëndrimin në Barcelonë

Rakitic është i lumtur në Spanjë, s’dëshiron të largohet nga “Camp Nou”
Ivan Rakitic ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm te Interi, duke insistuar se Barcelona është ‘perfekt’ për të.

U raportua se Interi është afër arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar Ivan Rakiticin, po lojtari ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Barça, vetëm nëse detyrohet.

“A jeni italian?”, u pyet 30-vjecari në një intervistë për DAZN.

“Më pëlqen të jetoj në Spanjë. Fatkeqësisht, fatkeqësisht s’mund të kërkojë për një pasaportë, sepse tashmë kam dy, në të kundërtën, do të kisha kërkuar për një të Spanjës sepse ndihem mirë këtu dhe jam i lumtur”.

“Familja ime është e lumtur gjithashtu dhe vajzat e mia gjithashtu po kalojnë mirë sepse jemi shumë afër Sevillas. Përveç kësaj, qëndrimi këtu është i duhuri për mua”.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.

Ai ka bërë 252 paraqitje në të gjitha garat për katalunasit dhe ka shënuar 34 gola

Komento: