Roberti nuk po mund ta harroj Norën, e mban në këtë pjesë të trupit

12:57 | 26 Gusht 2021

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, vazhdojnë të jenë ndër personazhet më të komentuara në mediat roze.

Para 2 vitesh përmes një statusi në rrjete sociale, Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi.

Ai postoi një foto dhe falënderoi me këtë rast Norën për gjithë momentet që kishin kaluar bashkë e që i solli në jetë një vajzë.

Është Renee që sërish po i bën bashkë çiftin e njohur.

Roberti dhe Nora po i kalojnë pushimet se bashku në Turqi në shoqërinë e vajzës së tyre, Renees, përcjell ORAinfo.

Roberti se fundmi ka publikuar një foto nga Turqia ku shfaqet e shoqëruar me vjazën e tij.

Mirëpo ajo që bie në sy është tatuja që Roberti mban ende në trupin e tij.

Emri i Norës vazhdon ta shoqërojë Robertin gjithkund.

Duket se Roberit ende ka ndjenja për ish-gruan e tij, pasi emrin e saj nuk e ka ‘fshirë’ nga trupi i tij.

Mbetet të shihet nëse Roberti dhe Nora do t’i lënë anash zënkat e tyre dhe për hatër të vajzës do të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit. /ORAinfo/

Komento: