Ambasada e SHBA-së: Derisa s’ndalet dhuna ndaj grave, s’do të ketë barabarësi

14:19 | 26 Gusht 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar se të gjithë duhet bashkuar për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Kjo thirrje erdhi në Ditën e Barazisë Gjinore.

“Derisa kremtojmë arritjet e grave kosovare në Ditën e Barazisë Gjinore, kujtojmë se derisa dhuna në baza gjinore nuk normalizohet, gratë kurrë nuk do të jenë vërtetë të barabarta”, thuhet në publikim.
Gjithashtu u theksua se të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë për të parandaluar, ndaluar dhe raportuar dhunën.

“Dhe të promovojmë të drejta të barabarta”.

Komento: