Në Spitalin e Pejës po trajtohen 178 pacientë me koronavirus

11:11 | 27 Gusht 2021

178 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Spitali i Pejës ka njoftuar se aktualisht 178 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në këtë spital.

Prej tyre 158 janë në oksigjenoterapi.

Ndërkohë, tetë pacientë janë në CPAP.

Njoftimi i plotë:

Raporti më datë 27.08.2021 për trajtimin e pacientëve me Covid-19:

178 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;

158 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

8 pacientë janë në CPAP;

23 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksionohu.

Komento: