Lajm fantastik për Barcelonën nga liga holandeze

22:00 | 28 Shkurt 2019

Skuadra katalane kishte nënshkruar me lojtarin e Ajax, Frenkie de Jong.

Barcelona ka pranuar një lajm shumë të mirë nga liga holandeze, Eredevisie.

Më herët gjatë verës, skuadra katalane kishte nënshkruar me lojtarin e Ajax, Frenkie de Jong.

De Jong absolutisht konsiderohet si njëri nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në Evropë.

Këtë ai e ka konfirmuar edhe gjatë këtij muaji. ‘Sport’ raporton se mesfushori është shpallur lojtari i muajit në ‘Eredevisie’, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se lojtari që do të afrohet në ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni, po kalon në një formë fantastike, gjë që sigurisht i shkon në favor katalanëve.

De Jong prinë në statistikat e pasimeve të kompletuara dhe në rikuperimin e topave.

Komento: