Ky është kandidati i vetëm për stolin e Manchest United

22:39 | 28 Shkurt 2019

Manchester United kanë vetëm Solskjaer në mesin e emrave që konsiderohen për punën e trajnerit.

Ole Gunnar Solskjaer duket se është kandidati i vetëm për punën e trajnerit tek Manchester United.

As Mauricio Pochettino e as Massimiliano Allegri nuk janë emrat që pritet të jenë trajnerët e skuadrës nga ‘Old Trafford’.

United kanë vetëm Solskjaer në mesin e emrave që konsiderohen për punën e trajnerit permanent, si pasues i Jose Mourinho, shkruan ‘ESPN’ transmeton lajmi.net.

Norvegjezi ka përmirësuar jashtëzakonisht shumë skuadrën e United, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

Kontrata e tij thotë se ai është vetëm trajner i përkohshëm, mirëpo nuk ka momentalisht emra të tjerë në garën për trajnerin permanent.

Komento: