
Edona Llalloshi, ka pasur një sezon tejet të ngarkuar në dasma e ahengje familjare.
Ajo ka qenë njëra nga këngëtaret më të kërkuara këtë verë, ani pse masat anticovid nuk lejuan të ketë një sezon normal, shkruan ORAinfo.
Gjithsesi, në çdo dasmë që ka marrë pjesë Edona ka shkëlqyer me paraqitjen e saj, pa lënë anash zërin dhe talentin që e ka në muzikë.
Madje, ajo duket se është rinuar edhe më shumë. Në foton e fundit që ka postuar iu lë pa fjalë me bukurinë e saj./ORAinfo/

