Gattuso merr një super lajm para ndeshjes me Sassuolon

08:29 | 01 Mars 2019

Milan është duke shkëlqyer në Serie A. Klubi i Rino Gattusos ka arritur që të këndellet mirë ku nga pozita e 10-të, falë ndeshjeve të mira tani gjendet në pozitën e 4-të në zonën e Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Nënshkrimet e janarit me Lucas Paqueta dhe Piatek kanë ndihmuar ekipin shumë sa drejtuesit e Milan shpresojnë të vazhdojnë formën e tyre të mirë deri në fund të sezonit.

Milan do të luajë kundër Sassuolo këtë javë në Serie A italiane ndërsa Hakan Calhanoglu dhe Lucas Paqueta duket se janë gati për këtë lojë.

Të dy lojtarët patën lëndime të lehta në ndeshjen e fundit të Milan, por duket se gjithëçka është në rregull me lojtarët. /ORAinfo/

Lucas Paqueta

Hakan Calhanoglu

Komento: