U godit nga treni, humb jetën tragjikisht një person në Pejë

08:50 | 01 Mars 2019

Një person është gjendur pa shenja jete në qytetin e Pejës.

Dyshohet se personi në fjalë është goditur nga treni dhe trupi i tij vazhdon të jetë i shtrirë në binarët e trenit.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50-vjeçare që ka punuar si taksist.

Ngjarja ka ndodhur përballë Elkosit në Pejë..

Policia momentalisht është në vend të ngjarjes, por ende nuk kanë dhënë diçka zyrtare.

Komento: