Piatek gëzon tifozët e Milanit

08:57 | 01 Mars 2019

Milan është duke u munduar që ta sigurojë pozitën e katër në Serie A, pasi dëshira e drejtuesve të klubit është kualifikimi i Milanit për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Ekipi tani është duke u përgatitur të përballet me Sassuolo këtë fundjavë, pasi kjo do të jetë një lojë e madhe për Milan, përcjell Milan.

Rossonerët po vijnë nga një barazim 0-0 ndaj Lazios në Kupën e Italisë, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në San Siro.

Sulmuesi i Milanit, Piatek, ka kërkuar nga lojtarët që të jenë sa me këmbëngulës në ndeshjen kundër Sassuolos këtë të shtune.

Me ardhjen e Piatek dhe Paquetas, Milan është duke shkëlqyer në Serie A duke fituar disa ndeshje të rëndësishme. /ORAinfo/

Komento: