Mosha, gjinia dhe nga cilat komuna vijnë viktimat e fundit nga koronavirus në Kosovë

15:24 | 29 Gusht 2021

36 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.

Nga Ministria e Shëndetësisë u njoftua se së fundi janë konfirmuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Komento: