
Kosova do t”i mirëpresë refugjatët afganë.
Rreth 100 afganë do të vinë sot në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Express’it. Afganët pritet të vinë rreth orës 20:45 në Aeroportin e Prishtinës.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla kishte thënë se në Kosovë priten të vijnë rreth 2 mijë shtetas afganë.
Sipas tij, qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme dhe kohëzgjatje prej një viti.