Nuk ka vende të lira e as teste PCR në Klinikën Infektive

18:29 | 29 Gusht 2021

Klinikat e përgjithshme janë stërmbushur nga pacientë që kanë koronavirusin.

Klinika Infektive është stërmbushur me pacientë të cilët janë infektuar me Covid-19.

Madje aty tashmë nuk ka asnjë vend të lirë, mëson Indeksonline nga burimet e veta.

Të njëjtat burime konfirmojnë se aty tashmë nuk ka as teste PCR. Kujtojmë që në Infektive trajtohen pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm gjatë ditës së sotme në atë klinikë janë spitalizuar 120 pacientë.
Vetëm 18 prej tyre janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 8 me nga dy doza ndërsa 10 vetëm me një dozë. 113 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 5 me CPAP.

Komento: