Prishtinë, edhe një nënë lind një foshnje me peshë mbi gjashtë kilogramë

18:47 | 29 Gusht 2021

Edhe një rast i rrallë ka ndodhur sot në Klinikën Gjinekologjike.

Një foshnje e cila peshon gjashtë kilogramë e 580 gramë ka lindur sot në Klinikën e Gjinekologjisë.

Po ashtu edhe dje në këtë klinikë ishte lindur një foshnje me rreth 6.5 kilogramë, kjo nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ishte quajtur si rast i rrallë.

Mjeku kujdestar, Naser Rafuna, për klankosova.tv kishte thënë se foshnja u lind me prerje cezariane dhe është nga Prishtina.

“Po ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore, nëna ishte suedeze e martuar për një shqiptar. Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nga Prishtina”.

Rafuna ka deklaruar se ky është një rast i rrallë në karrierën e tij si doktor, njofton Klankosova.tv

Komento: